Jahjaga: E kaluara ime nuk është në dry, nuk e kam ndërmend të merrem me të

Presidentja Atifete Jahjaga, duke komentuar mbi zbulimin e notave në ditar të Gjimnazit “Sami Frashëri” ku ajo kishte ndjekur shkollën e mesme, ka thënë se nuk do të merret me një gjë të tillë.

Këtë koment ajo e ka bërë gjatë vizitës së saj në Gjilan, në kuadër të iniciativës për t’i takuar kryetarët e komunave të Kosovës.

“E kaluara ime nuk është në dry, por nuk e kam ndërmend të merrem me të. Nuk e kam ndërmend t’i argëtoj të tjerët me komente për këtë çështje. Por unë do të angazhohem deri në momentin e fundit që të punoj për vendin tim”, ka thënë Jahjaga pas pyetjes për publikimin e notave.

Jahjaga është takuar me Lutfi Hazirin, të parin e gjilanasve me të cilin ka diskutuar për gjendjen e ekonomike të kësaj komune dhe për problemet me të cilat ballafaqohet ky qytet.

Gjatë këtij takimi, Presidentja është shprehur se është koha e fundit që tu ofrohet mundësi investitorëve, në mënyrë që të zbutet papunësia në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button