Majko përkujton Arbën Xhaferin: Rilindasi i fundit i shqiptarëve

Me rastin e 68-vjetorit të lindjes, deputeti socialist Pandeli Majko ka përkujtuar ish-kreun e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, Arbën Xhaferi.

Përmes një statusi në Facebook, ish-kryeministri e cilëson Xhaferin si “rilindasin e fundit” të shqiptarëve.

“Gëzuar ditëlindjen Arbën Xhaferi. Na mungon or mik si pak të tjerë, duke qenë i pranishëm me mospraninë tënde. Na mungojnë zëri yt i avashtë dhe shkreptima e mendimit tënd racional. Gëzuar ditëlindjen rilindësi i fundit i popullit tim”, shkruan Majko.

Arbën Xhaferi lindi më 25 janar 1948 në Tetovë dhe ndërroi jetë më 15 gusht 2012 në moshën 64-vjeçare në spitalin e Shkupit si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button