Shilegov: Kërkojmë qasje më të sinqert nga BDI dhe VMRO-DPMNE

LSDM pret nga VMRO-DPMNE dhe BDI qasje të sinqert në kuadër të grupeve punuese. Kështu shprehet zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, transmeton Portalb.

“Partitë tjera politike, sidomos VMRO-DPMNE edhe nga ndërmjetësuesi janë akuzuar si bojkotues të procesit të zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Derisa LSDM insistonte në regjistrim aktiv deri ne shtator, BDI ishte kundër dhe tani kur u shkel afati dhe nuk kishte më kohë, ne propozuam që të bëjmë verifikim në terren”, deklaroi ai.

Sipas Shilegov, zgjidhjet e pjesshme nuk do të mund të pastrojnë Listën zgjedhore në tërësi, me ç’rast do të vihen në pikëpytje kredibiliteti i zgjedhjeve, të cilat dukshëm nuk do të mund të mbahen më 24 prill./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button