Rrëfen Mehmet Kosova: Si e njoha gruan e jetës time

I ashtuquajturi “Ezel”, më në fund ka vendosur që të hedhë një hap më tej me dashurinë e tij, ndërsa këtë verë ai pritet që të martohet. Aktorja dhe modelja, Sinem Kobal, tani është shumë pranë martesës me yllin e kinematografisë turke, Kenan Imirzalioglu.

Kobal ka konfirmuar se natën e Krishtlindjeve ajo ka marrë propozimin për martesë nga Kenan, i njohur tek ne si “Mehmet Kosova”, dhe në rolin e “Ezelit” në serialin me të njëjtin emër. Jeta e tij gjithmonë është në shënjestër të mediave rozë për shkak të famës. Më në fund duket se ka vendosur që të martohet.

41 vjecari i famshëm turk rrëfen për mediat atje vendimin dhe njohjen me të dashurën e tij, Sinem.

‘’Kemi kohë që kalojmë por e kemi fshehur nga mediat, dhe kemi bë mirë që e kemi ruajtur lidhjen deri në këtë moment dhe askush nuk ka mundur të na zbulojë edhe pse kemi bërë shumë taktika që paparacët mos na kapin mat. Jemi njohur bashkë përmes shoqërisë edhe pse na lidh puna sepse jemi në të njejtin drejtim dhe jemi njohur figurativisht. Rastësisht në një ndenjë të organizar mes miqësh për cështje pune më dha numrin e celularit dhe unë pas një jave e mora në telefon se në seralin që xhironim duhej një femër e pashme. Nuk tha dy herë dhe pranoi të vij. Nisëm të shoqërohemi, nuk e kemi pasur të lehtë sinqerisht edhe pse duket ashtu. Por tash që ka një kohë që jemi bashkë dukemi të lumtur nuk kemi prbleme dhe nuk na pengon popullariteti sepse e kuptojmë njëri tjetrin. Propozimin për martesë e ka pritur shumë keq sepse ka qenë befasi nuk ka menduar që aq shpejtë do vendosi për martesë, por mua vitet më ikën kam kaluar të 40-at dhe akoma nuk kam krijuar familje, duhet bërë një gjë e tillë. E kemi gjetur dashurinë e vërtetë, nuk jam me këmbë në tokë (qesh)’’, kështu e ka komentuar lidhjen e tij me aktoren Sinem Kobal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button