Sulm racist ndaj djaloshit kosovar në Zvicër

Fatlumi, 12 vjeçar nuk ka mundur të shkojë në shkollë.

Djaloshi nga Kosova u sulmua nga 5 zviceranë në shkollë gjë që e bëri atë për spital, raporton KTV. Policia ka konfirmuar se sulmi kishte motive raciste.

Djemtë zviceranë 15-16 vjeçarë ia futën kosovarit fytyrën në borë duke bërë që ai të humbasë ndjenjat.

Policia në St Gallen ka thënë se po e heton ngjarjen dhe do të arrestojë përgjegjësit. Megjithatë, njëri prej djemeve të dyshuar është djali i një oficeri policie. Policia ka thënë se kjo nuk do të pengojë hetimet.

Babai i Fatlumit, Faiku ka thënë se djali ka shumë lëndime dhe ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë. Policia ka konfirmuar se ka pamje filmike që do ta ndihmojnë në ndriçimin e rrethanave të sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button