Aktori i njohur Will Smith do të bojkotojë eventin e çmimeve Oscar, ja pse

Aktori me famë botërore Will Smith, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar, event ky i cili do të mbahet në muajin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë veprim ai i është bashkuar bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, dhe disa të tjerëve të cilët në shenjë proteste kundër të nominuarve të bardhë për dy vite radhazi, sivjet do të bojkotojnë Oscar-in.

Smith tha të enjten gjatë emisionit “Good Morning America” në kanalin televiziv ABC se ai dhe Pinkett Smith kanë diskutuar këtë çështje dhe se kanë rënë dakord se të qëndruarit atje për të thënë “OK” është e papranueshme.

Disa menduan se Smith do të nominohet për rolin e tij në filmin “Tronditje”, por ai nuk ishte. Smith ka qenë i nominuar dy herë më parë, në vitin 2001 për filmin “Ali” dhe në vitin 2006 “Kërkimi i Lumturisë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button