Horoskopi ditor, e premte 29 tetor 2021

Dashi
Dite e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne n je lidhje. mundohuni te mos nxitoheni për asgjë sepse do pendoheni. Beqaret kane për te realizuar takime aq te bukura saqë do jete e pamundur te mos hedhin hapat e para drejt fillimit te një lidhjeje. Ne planin financiar tregohuni sa me te moderuar nëse nuk doni qe te përballeni me tronditje.

Demi
Dite ideale do jete kjo e sot për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni hapur për çdo gjë me partnerin dhe mund t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen edhe sikur disa persona t’iu duken mahnitës. Jupiteri do jete planeti qe do i favorizoje financat dhe do ju ndihmoje te keni përmirësime. Përfitoni për te ndihmuar disi familjen tuaj e cila ka shume nevoje.

Binjaket
Nuk do ndiheni aspak mire sot pranë partnerin dhe do debatoni fort me te. Mire është qe ne asnjë mënyrë te mos merrni vendime te cilat ne te ardhmen mund t’iu shkatërrojnë. Beqaret duhet te maten disa here para se te pranojnë disa ftesa ne mënyrë qe te mos pendohen me vone. Ne planin financiar do jeni shume te vëmendshëm dhe nuk do bëni asnjë gabim.

Gaforrja
Ka rrezik qe sot te dalin ne shesh disa nga gënjeshtrat qe i keni thënë partnerit dhe kjo do e përkeqësoje marrëdhënien mes jush. Beqareve do ju ndodhin gjera te jashtëzakonshme ne momentet qe me pak e presin. Shfrytëzojini sa te mundni. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Bëhuni te duruar edhe për disa kohe.

Luani
Nëse jeni ne një lidhje, pasioni do ndizet flake sot dhe për asnjë moment nuk do mendoni se jeni ne realitet. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret do e fillojnë një lidhje afatgjate dhe do ndihen me te plotësuar se kurrë me pare. Financat do fillojnë qe sot te stabilizohen. Nëse vazhdoni me strategjinë qe keni nisur keni për te pasur shume shpejt përmirësime.

Virgjeresha
Mos u tregoni shume strikte sot me partnerin tuaj, por lëreni te lire te shprehe ndjenjat e tij. Keni për ta pare qe marrëdhënia mes jush do marre një tjetër drejtim. Beqaret duhet te vendosin mendjen para zemrës dhe nuk duhet te rendin me sy mbyllur pas një personi qe nuk e njohin mire. Merkuri dhe Jupiteri do bëhen bashke ne mënyrë qe t’iu ndihmojnë t’i përmirësoni te ardhurat.

Akrepi
Sot do keni shume pune dhe impenjime familjare, prandaj ka mundësi qe ta lini disi pas dore partnerin. Shpjegojani atij sa me pare situatën nëse nuk doni te keni keqkuptime. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te veçante dhe te lumtur. Ne planin financiar do ketë një përmirësim te vogël, por gjithsesi nuk është koha e përshtatshme për te bere investime te mëdha.

Shigjetari
Juve qe jeni ne një lidhje do ndiheni si kurrë me pare sot dhe nuk do kaloje asnjë çast pa ja shprehur ndjenjat partnerit. Kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do kenë disa takime, por asgjë për t’u veçuar. Do ju duhet ende disa kohe për ndryshime te statusit. Ne planin financiar do gjendeni përballë situatave delikate dhe nuk do dini nga t’ia mbani.

Bricjapi
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, as mos mendoni për aventura sot, por mundohuni t’i përkushtoheni sa me tepër atij qe keni ne krah. Beqaret do realizojnë një takim te rëndësishëm ne një moment te përshtatshëm. Gjithsesi për çdo gjë duhet t’i bëjnë me kujdes llogarite. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi pa fund, po nuk duhet te dekurajoheni.

Ujori
Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ndryshoje tërësisht sjellje dhe do ju trajtoje si princeshe. Beqaret ndihen mire me lirinë dhe pavarësinë qe kane prandaj nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime. Ka kohe edhe për ato gjera. Dielli do jete planeti me i favorshëm për financat. Ai do ju nxite te jeni me te logjikshëm dhe me largpamës.

Peshqit
Sot do jeni ne humor shume te mire ju qe keni një lidhje dhe çdo moment do e shfrytëzoni ne maksimum. Mesdita dhe mbrëmja kane për te qene te jashtëzakonshme. Do keni edhe surpriza. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri gjate kësaj dite, por kjo nuk do te thotë qe do ndihen keq. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button