Reali me ofertë serioze për Neymarin

Neymar ka biseduar me drejtuesit e Real Madridit për një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.
Mund të duket e pabesueshme, por Neymar i shoqëruar nga babai i tij, gjatë ceremonisë për Topin e Artë, kanë biseduar me drejtuesit e Real Madridit, raporton Onda Cero.

Sipas këtij mediumi Neymar është i nervozuar me drejtuesit e Barcelonës, të cilët kanë zvarritur vazhdimin e kontratës. Ylli i Brazilit nuk e përjashton mundësin e transferimit në Real Madrid, i cili klub është i interesuar për lojtarin qysh në kohën sa ishte në Santos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button