Horoskopi ditor, e enjte 28 tetor 2021

Dashi

Ditë jo shumë e mirë për të dashuruarit. Duhet të mendohen mirë para se të vendosin për diçka pasi partneri nuk do jetë në humor të mirë dhe mund të lindin mosmarrëveshje. Beqarët janë të hapur dhe të shoqërueshëm me të tjerët dhe mund të bisedoni lirshëm me këdo që takoni sot. Është momenti të tregoni se sa vleni në të vërtetë.

Demi

Dielli do e ngrohë tej mase jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të bukura me partnerin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni. Beqarët nëse janë duke kërkuar shpirtin e tyre binjak nuk duhet të bëhen zevzek lidhur me zgjedhjet. Ndërsa për buxhetin tuaj po shqetësoheni kot, pasi financat tuaja nuk janë aq keq sa mendoni.

Binjakët

Hapjuni një mikes suaj, ndoshta ajo mund t’ju ndihmojë për të zgjidhur një problem që ju shqetëson prej kohësh lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. E folura me dikë të bën të ndihesh më mirë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme pa ndonjë takim interesant. Buxheti nuk paraqitet i keq, por mirë është të mendoheni për shpenzimet.

Gaforrja

Sot nuk ndiheni në formë për t’iu përshtatur të tjerëve, por do të jenë ata që kërkojnë të ndërhysh në favor të dikujt, të cilën ju e bëni pa hezitim dhe në mënyrën më efikase. Beqarët do e ndjejnë shumë mungesën e një personi dhe për këtë do pranojmë çdo ftesë që do ju bëhet. Financat paraqiten të mira.

Luani

Te dashuruarit do te ndihen konfuz dhe të rënë moralisht. Prandaj do të ishte më mirë që të qëndronit pranë familjes, duke bërë një analizë rreth ngjarjeve të fundit dhe të jeni të sigurt se do e gjeni zgjidhjen. Beqarët do jenë me fat në dashuri. Ndërsa në planin financiar duket se gjërat po shkojnë mirë e gjithë falë një menaxhimi të mirë.

Virgjëresha

Sot duhet te jeni të qetë dhe të tregoheni kompresivë, sidomos me partnerin tuaj. Prania e Hënës dhe e Marsit në shenjë ju bën nervoz. Beqarët që nuk duan një lidhje serioze pasi pëlqejnë aventurat sot do jenë me shumë fat. Në planin financiar do të ketë ndryshime të mëdha, por pozitive.

Peshorja

Entuziazmi, dinamizmi, dëshira e mirë do të bëjnë që të çoni përpara projektet më ambicioze lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Do t’ju duhet të bëni udhëtime, vizita, duke kaluar momente emocionuese me partnerin. Beqarët do mundohen të bëjnë për vete një person që pëlqejnë por do marrin refuzime. Në planin financiar do përballeni me disa probleme.

Akrepi

Do jeni melankolikë ju të dashuruarit sot dhe do preferoni që partneri t’ju vijë sipas qejfit. Mos shpresoni se do t’ia hidhni me pak, sot. Përpara se të pretendoni, duhet të demonstroni se i keni merituar ato. Beqarët do ndjehen mjaft mirë me disa persona të rinj që do takojnë, dhe do mendojnë edhe për më shumë se miqësi. Financat do të jenë mirë.

Shigjetari

Duhet të krijoni hapësire dhe të jeni më të vëmendshëm me personat që janë të rëndësishëm në jetën tuaj. Nëse nuk e bëni ju dikush tjetër është i gatshëm për këtë, por dijeni se s’do ju pëlqejë aspak. Beqarët duhet të përfitojnë nga mundësitë që do ju jepen nga takimet. Në planin financiar do keni goxha probleme, prandaj bëni kujdes.

Bricjapi

Për te dashuruarit e kësaj shenje, sot ëndrrat mund të kthehen në realitet, sidomos kur këto ëndrra dalin nga thellësia e zemrës. Beqarët nuk do jenë të kënaqur me takimet, prandaj do vazhdojnë të qëndrojnë vetëm. Financat do jenë të mira, pasi gjithë këto kohë jeni treguar të kujdesshëm.

Ujori

Një ide gjeniale do të bëjë që të meritoni suksesin, dhe kjo do të ndikoje dhe në anën financiare. Parashikohen biznese të mira përsa i përket marrëdhënieve publike si dhe udhëtimeve. Beqarët duhet të tregohen realistë, pasi në të kundërt mund të përballen me zhgënjime. Financat nuk do jenë në gjendjen e duhur, tregohuni të matur me shpenzimet.

Peshqit

Yjet ju bëjnë të padurueshëm për të përfunduar diçka që e keni për zemër. Duhet të keni besim tek vetja, këshillohet që të mbështeteni edhe te partneri. Mbrëmjen do ta kaloni në  shoqërinë e njeri tjetrit. Beqarët ka rrezik të përballen me disa stuhi para se të gjejnë princin e kaltër. Financat do jenë të mira, por gjendja mund të ndryshojë shpejt nëse nuk tregoni maturi në shpenzime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button