Shkodër, revoltohen komunitetet fetare: jo martesave gay në Shqipëri

Kodi i Familjes pritet të ndryshohet dhe të garantojë martesat e personave me të njëjtën gjini.

Propozimi është bërë nga qeveria por që të miratohen duhen 84 vota në Kuvend.

Ka shumë gjasa që kjo çështje të mos diskutohet sot, kur politika po merret me reformën në drejtësi, por sipas gjasave do të bëhet pas reformës.

Mirëpo ende pa nisur diskutimi, aktorë të jetës publike në vend kanë kundështruar fort këtë gjë.

Është zgjedhur Shkodra si vend për të nisur këtë debat.

Krerët e komuniteteve fetare në Shkodër kanë ngritur shqetësimin për rrezikun e vlerave të familjes tradicionale, duke i kërkuar qeverisë të mos ndryshojë Kodin e familjes dhe t’i hapë rrugën martesave mes të njëjtës gjini.

Famullitari i kishës Ortodokse, At Nikolla Petani, ka akuzuar qeverinë se po shpërfill komunitetet fetare, duke mos i pyetur dhe as ftuar në tryeza kur flitet për të tilla ndryshime ligjore.

“Po u imponohet njerëzve se duhet të heqim tashmë brenda në kod ligjin e përcaktimit burrë me grua e duhet të shtojmë grua me grua dhe burrë me burrë. Këto ndryshime po bëhen me arrogancë dhe pa u konsultuar me popullsinë që është mjaft e ndjeshme ndaj këtij fakti djallëzor, dhe aq më pak me komunitetet fetare”, tha Petani.

Arqipeshkvi i Kishës Katolike, Imzot Angelo Massafra tha: “Kemi problemin e madh të pornografisë e cila banalizon dhuratën e madhe të njerëzimit. Këshilloj prindërit të bëjnë kujdes”.

Ndërkaq, Imam Muhamed Sytari, myftiu i Shkodres i ka kujtuar shtetit detyrat e tij.

“Të formojë familje e të kujdeset për të, të trashëgojë jetën me edukimin e fëmijëve dhe trajtimin sa më dinjitoz të nënës së fëmijëve të tij. Ekstremizmi dhe devijimi nga ky rregull është i refuzuar nga islami”, tha Sytari, transmeton tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button