MASH dhe Komuna Saraj: Problemi me dy shkollat në Saraj është zgjidhur

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RM-së dhe Komuna e Sarajit, si dy institucione që kanë kompetenca në menaxhimin me arsimin në bashkëpunim me njëra tjetrën njoftojnë se e kanë zgjidhur çështjen e dy shkollave të Sarajit, që ditë më parë janë ankaur se kanë numër të madh të nxënësve, njofton Portalb.

“Njoftojmë opinionin dhe banorët e vendbanimeve Gërçec dhe Krushopek, se MASH dhe Komuna e Sarajit ka zgjidhur problemin në SH.F. Dituaria – Saraj, me çrast siguruam pëlqim për punësimin e dy mësimdhënësve të grupit klasor për nevojat e kësaj shkolle. Me këtë plotësohet edhe kushti për ndarjen e paraleleve që kanë më tepër nxënës se numri i lejuar, me çka do të sigurohen edhe kushte më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Në vitin 2016 do të realizohet projekti për instalimin e nxehjes qendrore në objektin e shkollës në f. Sfillare e poshtme”, shkruhet në kumtesën e përbashkët të Komunës së Sarajit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lexo: Lëvizja Besa–Saraj akuzon për mbylljen e dy shkollave, Murati demanton, Ademi heshtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button