Edhe në tenis kishte trukime

Sipas BBC-së dhe rrjetit “BuzzFeed”, nga hetimet e Njësisë së Integritetit të Tenisit (TIU) rezulton se në dhjetë vitet e fundit, 16 tenistë të renditur në 50 vendet e para dyshohet se kanë trukuar ndeshje. Mes këtyre sportistëve nën hetim ka edhe fitues të turneve Grand Slem.

Në dokumentacionin që është në zotërim të BBC-së dhe “BuzzFeed”-it përfshihet edhe rezultati i hetimeve të ndeshjeve mes Nikolai Davidenkos dhe Martin Argehos në vitin 2007. Të dy tenistët në fund u liruan nga akuzat, por hetimet vijuan në kërkim të lidhjeve të mundshme mes sportistëve dhe organizatorëve të basteve klandestine në internet. Mësohet se ky rrjet e ka bazën në Rusi, Italinë e Veriut dhe Siçili, ndërkohë që shumat e vendosura për ndeshjet që dyshohen të trukuara janë mijëra euro.

Në të njëjtën kohë, në dokument ekziston edhe një listë e tenistëve ende në aktivitet që janë të përfshirë në këtë skandal, por BBC-ja preferon të mos i publikojë emrat e tyre. Nga hetimet rezulton se tri nga ndeshjet e trukuara janë të turneut “Uimbëlldon”, ndërkohë që tetë prej tenistëve të dyshuar janë pjesëmarrës edhe në edicionin e këtij viti të “Australian Open”.

Ndërkaq, Shoqata e Profesionistëve të Tenisit (ATP), nëpërmjet presidentit Kris Kermod i hodhi menjëherë poshtë akuzat në mënyrë kategorike, duke theksuar se institucioni që ai drejton do të hetojë për çdo informacion që vjen në lidhje me dyshime të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button