2704 bursa studentore nga Ministria e Arsimit, vetëm 264 për studentët shqiptar

Ministria e Arsimit këtë vit ndau bursa për studentë, duke bërë kategorizimin e tyre.  Nga lista e shpallur në faqen zyrtare të kësaj ministrie, nga 2704 bursa, janë evidentuar 264 studentë shqiptarë që kanë përfituar ato apo rreth 10 për qind. Por edhe ndarja sipas kategorive tregon numrin tejet të ulët, njofton TV21.

Ministria e Arsimit këtë vit ndau bursa për studentë, duke bërë kategorizimin e tyre.  Nga lista e shpallur në faqen zyrtare të kësaj ministrie, nga 2704 bursa, janë evidentuar 264 studentë shqiptarë që kanë përfituar ato apo rreth 10 për qind. Por edhe ndarja sipas kategorive tregon numrin tejet të ulët.

Nga ana tjetër, profesori universitar Asllan Hamiti thekson se nga rezultatet e publikuara shihet se ka ndarje joproporcionale.  Ai thotë se Ministria e arsimit duhet të marrë parasysh proporcionalitetin, sepse sipas tij, këto padrejtësi janë të njohura edhe në arsim.

Bursat e planifikuara do të lehtësojnë sadopak familjet por edhe kushtet e studentëve. 3300 denarë është bursa mujore për studentët e kategorisë sociale dhe atyre që studiojnë në programet shkencore, ndërsa 4400 denarë është shuma e bursës për studentët që kanë rezultate të shkëlqyeshme gjatë studimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button