Banorët e fshatit Moranë jetojnë në kushte “mesjetare” (VIDEO)

Rrugë të paasfaltuara, mungesë të kanalizimit, ambulancë që nuk punon, transport i përkohshëm. Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat çdo ditë përballen më shumë se 3 mijë banorë të fshatit Moranë, Komuna e Studeniçanit.

Këtë e dëshmojnë edhe pamjet që regjistroi kamera e Alsat-M gjatë vizitës në këtë fshat. Banorët e dëshpëruar thonë se jetojnë si para 50 viteve ndërsa shprehin revoltën e tyre ndaj partive politike të cilat në këtë fshat e vizitojnë vetëm gjatë proceseve zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button