Juve tregon fytyrën prej kampioni, Spalleti e fillon me barazim

Juventusi ka deklasuar Udinesen duke e mposhtur me rezultat 4:0, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi argjentinas, Pulo Dybala.

Juve katër golat i shënoi në pjesën e parë të takimit. Dy i shënoi Dybala, nga një Khedira dhe Sandro.

Në anën tjetër, Roma e Luciano Spallettit e nisi shumë mirë ndeshjen. Në minutën e 41’të të takimit, mesfushori Daniele De Rossi bëri një asistim me thembër për Radja Nainggolan i cili nuk e pati të vështirë që ta qoj topin në rrjetë. Mirëpo në pjesën e dytë ra disi tempoja e lojës së vendasve. Këtë më së miri e shfrytëzoi sulmuesi Giampaolo Pazzini që shënoi për 1:1 në minutën e 61’të të takimit.

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në pozitën e pestë me 35 pikë. Fitorja ndaj Udineses, e pozicionon Juventusin në vendin e dytë në tabelë me 42 pikë të grumbulluara, dy më pak se Napoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button