Vuçiç kërkon që Serbia të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), njëherësh kryeministër i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë mbledhjes kryesore të partisë të cilën e drejton ka sjellë vendimin që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen bashkë me ato lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

”Vendimi im është të shkojmë në zgjedhje, të shkojmë në fitore për një të ardhme të Serbisë” tha Vuçiç në pjesën e mbledhjes partiake të hapur për publikun.

“Serbia e ka patjetër të tregojë nëse dëshiron të ecë përpara, drejt punës, reformave të mëtejshme, të tregojë nëse dëshiron një vend të pasur në vitin 2020. Serbinë në Evropë ose dëshiron kthim prapa në përrallë ideologjike”- tha Vuçiç.

Ai shtoi më tej se kanë qenë të parët që kanë filluar zgjidhjen e situatës në rajon, për çka siç tha kanë pasur guximin të shkojnë në Bruksel dhe të fillojnë negociatat me Prishtinën, pavarësisht se kjo gjë nuk është pritur mirë nga serbet.

”Kemi ruajtur paqen në tërë rajonin, prandaj sot Serbia është simbol i stabilitetit” tha Vuçiç i cili theksoi se nuk dëshiron kthim prapa në vitet 90-të të luftës.
Duke folur për nevojën për të shkuar në zgjedhje, ai tha se Serbia ka nevojë për një mandat katërvjeçar në mënyrë që procesi integrues evropian të jetë i pakthyeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button