Napoli i vetmuar në kreun e Seria A

Napoli nuk di të ndalet. Skuadra e Sarrit pasi u shplall kampione e dimrit blindon kreun edhe për javën e 20 pasi mposhti 3-1 në San Paolo Sassuolën.

Protagonist absolut El Pipita Higuain, autor i një tjetër dygolëshi, ndërsa është titullar i padiskutueshëm te kryesuesit e Serisë A, Elsid Hysaj. Ishte një ndeshje që nisi në malore për Napolin, pasi Sassuolo shënoi që në minutën e 3 me Falcinellin që shndërroi në gol 11 metërshin e akorduar për faullin e Raul Albiol ndaj Sansones. Gjithsesi skuadra e Sarrit arriti të barazonte në minutën e 19 kur Insignejn shpiku një assit të mrekullueshëm për Callejon që risolli ekuilibrin.

Goli i parë pas plot 26 ndeshjesh radhazi pa shënuar për spanjollin, më pas ishte radha e Higuain show, me argjentinasin që shënoi golin e 2-1 pas një asisti të Hamsik sërish nga e majta. Ndeshja vijoi interesante me Saussolon që luajti me kokën lart deri sa El Pipita mbylli gjithcka me golin e 3-1 në minutat e shtesës. Ishte ky dygolëshi i pestë i Higuain në 7 ndeshjet e fundit, me të Napoli fluturon në krye.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button