Sulimani: Maqedoninë e pret një vit i vështirë dhe shumë sfidues

Pavarësisht orëve të gjata ne bisedime dhe negociata, partitë kryesore politike në vend nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, edhe pse në tryezë ishte komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. Zgjedhjet e 24 prillit janë në rrezik, ndërsa vendi rrezikon të futet në një krize akoma më të thellë.

Në një prononcim për Portalin Albeu, politologu Xhenis Sulimani fajëson 4 forcat kryesore politike në vend, VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH, për krizën që po kalon vendi.

Sipas tij, Maqedoninë e pret një vit i vështirë dhe shume sfidues. Lëmë partitë anash, qytetarët dhe organizatat jo qeveritare duhet të jenë më aktiv në gjetjen e zgjidhjes. Duhet një aktivizim qytetar më i zëshëm dhe më aktiv, kjo për arsye se politika nuk mund të sillet vetëm nga 4 parti

“Maqedoninë e pret një vit i vështirë dhe shumë sfidues. Lëmë partitë anash, qytetarët dhe organizatat jo qeveritare duhet të jenë më aktiv në gjetjen e zgjidhjes. Duhet një aktivizim qytetar më i zëshëm dhe më aktiv, kjo për arsye se politika nuk mund të sillet vetëm nga 4 parti. Vetëm në këtë mënyrë vlerësoj se mund të jemi më produktiv, sepse nëse i kthejmë sytë vetëm drejt partive politike edhe masa e gjërë do të ambientohet në kësi gjendjesh dhe krizat e ngecjet do të na bëhen përditshmëri”, përfundon politologu Xhenis Sulimani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button