U mbajt debati kushtuar “Decentralizimit dhe zhvillimit regjional”

Sot u mbajt debati kushtuar “Decentralizimit dhe zhvillimit regjional” në të cilën morën pjesë deputete, kryetarë dhe përfaqësues të komunave, përfaqësues dhe funksionarë të lartë të ministrive dhe institucioneve lokale dhe nacionale dhe të pranishëm të tjerë.

Debatin e sotëm e hapi ministri për vetqeverisje lokale Lirim Shabani i cili përshëndeti të pranishmit në këtë event, duke theksuar fillimisht se procesi i decentralizimit është një segment shumë i rëndësishëm, dhe mu për këtë i kushtohet ky aktivitet apo debat i cili ka për qëllim të ndriçojë të ariturat e deritashme në këtë drejtim si dhe të nënvizojë planet dhe sfidat ardhëshme të komunave urbane edhe atyre rurale.

Në debatin e sotëm, para të pranishmive folën katër panelistët e ftuar. Profesori universitar Jusuf Zejneli foli në temë “Decentralizimi, të arriturat dhe sfidat e decentralizimit në Maqedoni. Ndërkaq, kryetari i komunës së Bogovinës, z. Hazbi Idrizi u ndal në temën “Decentralizimi dhe sfidat e tij në nivelin lokal. Më pastaj, si panelist i tretë para të pranishëmve foli deputeti Ramiz Merko në temë “Decentralizimi dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit” kurse në fund të këti debati fjalën e mori drejtori i Byrosë për zhvillim të barabartë rajonal, Xhemail Elmazi.

Nga gjithë të pranishmit në debat, konstatim unanim ishte se procesi i decentralizimit është mjaft i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonsië dhe si i tillë duhet që edhe në të ardhmen të zhvillohet sipas parashikimeve të planifikuara, me çka kontribohet në demokratizimin e shoqërisë në përgjithsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button