Barazi ndërmjet mikut dhe mikut në Facebook

[Recension: Katica Janeva është mike me Zahir Bekirin Çaushin]

Ky tekst ka titull spinues: “Katica Janeva është mike me Zahir Bekirin Çaushin”. Prokurorja speciale publike, në fakt, është mike me Bekirin në “Facebook”, që është ndryshe.

katicaLinku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva është mike me Zahir Bekirin Çaushin

Data dhe koha e publikimit: 10.01.2016, 23:32

Data e recensionit: 14.01.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

FACEBOOK-U DËSHMI KURORË!

Fakti që Katica Janeva është mik me dikë në Facebook, nuk do të thotë se është mik me atë njeri edhe në jetën private. Ajo ka mundësi që edhe fare të mos e njohë Bekirin, siç është rasti me një numër të madh të miqve në FB. Po edhe sikur ta njohë, kjo nuk është ndonjë mëkat. Kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me detyrat dhe kompetencat e saj që dalin nga funksioni që e ushtron. Mirëpo, në konstruksionin e titullit, qëllimisht vendoset shenjë e barazisë ndërmjet “mikut” dhe “mikut në FB” dhe në publik dërgohet porosi manipulative që e vendos prokuroren në kontekst negativ.

Sipas parimit të njëjtë, në artikull vendoset lidhje ndërmjet Bekirit dhe opozitës. Me këtë rast, përsëri si “dëshmi” theksohet fakti se ai është mik në Facebook me disa njerëz nga radhët e opozitës.

Teksti, praktikisht, është i zbrazët në aspekt përmbajtësor. Ai ka tre fjali “të mbështetura” me dy printscreen-e nga profili i Bekirit në FB. Dhe kjo është gjithçka. Në të mungon pala e dytë. Nuk është kërkuar qëndrim nga Janeva dhe nga opozitarët që përmenden, por, ata etiketohen me lehtësi – vetëm për shkak se gjenden në listën e miqve të Bekirit në FB.

Mënyra e këtillë e shkrimit dhe e plasimit të informatave nuk ka ndonjë pikë të përbashkët me gazetarinë. Në këtë përmbajtje jokorrekte mediatike, kanë dështuar parimet e praktikës së mirë gazetareske. Kjo i ngjan (dez)informatës së motivuar politkisht, e cila ka për qëllim ta spinojë të vërtetën dhe të diskreditojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button