Spasovski zbulon skandal të ri në MPB

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski ka zbuluar një skandal të ri në MPB. Sipas tij, skandalet me dokumentet po marrin përmasa të mëdha, raporton Portalb.

Ai në konferencën e sotme për shtyp pohoi se MPB në mënyrë jo ligjore ka shtypur dokumente personale, dhe pas hetimeve është vërtetuar se bëhet fjalë për 70 mijë formulare të cilat nuk kanë qenë të evidentuara në regjistër.

“Bëhet fjalë për dokumente me numër të njëjtë serik. Kam dokument se shërbyes administrativ i MPB ka qenë i informuar se ka kopje”, tha Spasovski.

Ministri tha se një udhëheqës i lartë është i përfshirë në skandal. Sipas tij, me këto formular është planifikuar shitja e lejeve për vozitje. Spasovski do të formojë Komision që të njëjtat dokumente t’i asgjësojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button