Sot fillon sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Më në fund, të reshurat e dëborës në bjeshkët e Sharrit, sollën edhe fillimin e sezonës së skijimit. Kjo pritet të ndodhë që nga sot në Kodrën e Diellit në Tetovë.

Tradicionalisht, dita e parë e skijimit është falas për të gjith vizitorët. Janë zbatuar të gjitha kontrollet teknike të ski-liftëve, janë bërë të gjitha përgatitjet dhe aktivitetet për një fillim të mbarë të sezonit së skijimit.

Zyrtarisht, ski – liftët do të jenë në shërbim të vizitorëve që nga ora 9 e mëngjesit, ndërkaq gjatë tërë sezonit, një biletë ditore e cila zgjat nga ora 9 deri 16, do të kushtojë 900 Denarë; një biletë gjysëm ditore e cila zgjat nga ora 12 deri 16, do të kushtojë 600 Denarë; kurse bileta e skijimit natën e cila zgjat nga ora 12 deri 22, do të kushtojë 500 Denarë.

Për fëmijët deri 12 vjeç, bileta do të kushtojë 400 Denarë, kurse bileta sezonale mbetet me çmim prej 10 mij Denarë. Kapacitetet hotelerike janë të gatshme që të presin vizitorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button