Rekord, telenovelat turke në vitin 2015 kanë sjellë fitime prej 250 milionë dollarë

Telenovelat turke janë hit në shumë vende të botës, kurse për ekspansionin e kinematografisë turke në vitet e fundit tregon fakti se Turqia nga eksportet në këtë sektor vitin e kaluar ka fituar 250 milion dollarë, shkruan Anadolu Agency (AA).

“1001 Netë”, “Ezel”, “Kur gjethet bien”, “Siç koha kalon”, “Sulejmani i Madhërishëm”, “Pasionet e Orientit”, janë vetëm disa nga titujt e serialeve televizive turke që fituan miliona shikues në vendet e Ballkanit, Lindjes së Mesme, dhe Amerikës Latine.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2014 Turqia ka realizuar eksportin e serialeve me vlerë 200 milionë dollarë, kurse në vitin 2015 për 25 përqind më shumë. Pritjet janë që eksportet këtë vit të arrijë 300 milion dollarë.

Besir Tatli, Drejtor i përgjithshëm në Calinos Holding, i cili merret me shitjen e serialeve televizive turke jashtë vendit, për AA tha se në Turqi çdo vit gjirohen 70 seriale.  Ai shtoi se rreth 40 prej tyre bëhen “viktima” të uljes së reputacionit dhe nuk transmetohen më, por 30-serialet e tjera që kanë shikueshmëri në Turqi, 10 deri në 15 prej tyre arrijnë të depërtojnë në tregun ndërkombëtar, apo në televizionet e huaja.

“Vitin e kaluar, është regjistruar fitim prej 250 milionë dollarësh, dhe konsiderojmë se kjo shifër këtë vit të rritet në një rekord prej 300 milionë dollarësh”, ka thënë Tatli.

Duke folur për problemet në kinematografinë turke, Tatli tha se aktualisht problemi më i madh është mungesa e skenarëve të reja. Sipas tij, skenaristët dhe producentët kanë probleme në gjetjen e temave të reja, kështu që kohët e fundit mjaft popullore është edhe adoptimi i temave të bëra më parë jashtë vendit. Tatli thekson se kjo megjithatë nuk është rruga e drejtë, dhe se kinematografia turke duhet të kthehet, siç tha ai, tek “dramat cilësore dhe të vërteta turke”, të cilat në mënyrë shumë kualitative kanë përshkruar familjen dhe marrëdhëniet njerëzore.

Përveç vendeve të Ballkanit dhe turko-folëse, serialet turke janë shfaqur në televizionet nga Austria, Bullgaria, deri në Argjentinë, Brazili, Meksikë, Irak, Iran, Indonezi, Malajzi, pastaj në Kinë, Tajvan, Tajlandë, dhe shumë vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button