Vitin e kaluar Greqinë e kanë vizituar 2,7 milion shtetas të Maqedonisë

Sipas shifrave të sapo-publikuara të Entit grek për statistikë, vitin e kaluar në Greqi janë futur 2,7 milion vizitor nga Maqedonia. Kjo është rritje për 26,1% nga viti 2014-të gjegjësisht për rreth 600 mijë vizitor, transmeton Portalb.

Në periudhën janar- shtator 2015, nga Maqedonia në Greqi kanë hyrë 2.712.295 vizitor në krahasim me 2.151.751 vizitor në vitin 2014.

Pjesa më e madhe e maqedonasve udhëtojnë në Greqi me makina gjegjësisht vitin e kaluar në vend me makinë kanë hyrë 2.712.295 turistë. Më pak përdoret transporti me avionë gjegjësisht me mjetin e këtillë transportues kanë udhëtuar vetëm 262 turist nga Maqedonia, përmes hekurudhës 2276 ndërsa përmes rrugës ujore 2707 shtetas maqedonas.

Nëse merret parasysh dhe nëse mund t’u besohet të dhënave nga Federata greke e turizmit se në vitin 2012 për 12 muaj maqedonasit kanë lënë 550 milion euro dhe tendenca në rritje prej 26%, del se vitin e kaluar tek fqinji kemi lënë thuajse gjysmë miliardi fantastik, që është një e treta e buxhetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button