Sulm me bomba në Pakistan, 14 të vrarë, mes tyre 12 police

Të paktën 14 persona, në mesin e të cilëve 12 policë u vranë në një sulm me bombë në provincën jugperëndimore Baluchistan të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi sot në mëngjes para qendrës për imunizimin e fëmijëve në qytetin Quetta, ndërsa objektiv i sulmit ishte një furgon i policisë.

“Hetimi fillestar tregon se ky ishte një sulm vetëvrasës me bombë, por kjo duhet të konfirmohet nga hetimi i mëvonshëm. Në mesin e të vdekurve kishte të paktën 12 policë”, deklaroi zyrtari pakistanez, Mir Safraz.Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa në atë rajon aktive janë grupet e armatosura të lëvizjes talebane dhe separatistëve laik Beluch.Beluchistani ndodhet në rripin kufitar të Pakistanit, në kufi me Afganistanin dhe Iranin, dhe për dekada të tëra ishte i njohur si skenë e krizës politike dhe të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button