Davutoglu: Sulmi i sotëm në Stamboll është kryer nga pjesëtar i ISIS

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se sulmin vetëvrasës në Stamboll e ka kryer një terrorist nga ISIS.

“Ne e konfirmojmë se personi që ka kryer sulmin, ishte pjesëtar i ISIS”, ka thënë kryeministri turk, Davutoglu.

 

Davutoglu, duke theksuar se personat që kanë humbur jetën në sulmin terrorist të kryer ditën e sotme në Stamboll janë të gjithë me shtetësi të huaj, ka shtuar se kanë dijeni se autori i sulmit është një anëtar i ISIS, shtetas i huaj.

“Gjithashtu dua të theksoj edhe një herë se luftën tonë kundër organizatës terroriste DAESH edhe pas kësaj do ta vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri”- u shpreh Davutoğlu.

– “Kundrejt të gjitha organizatave terroriste kemi treguar një qasje të hapur dhe parimore”-

Davutoğlu duke theksuar se kundrejt të gjitha organizatave terroriste kanë treguar një qasje të  hapur dhe parimore ai ka pohuar se “kushdo që kryen terrorizëm, ka kryer krim njerëzor pavarësisht se çfarë etnie, sekti apo feje që ai të ketë. Si Turqi deri tani kemi treguar një qëndrim të hapur dhe parimor kundër të gjitha organizatave terroriste PKK, DEASH, DHKP-C, Al-Kaida dhe të çfarë do lloji që ato kanë qenë”.

– “Dhimbja e mysafirëve tanë është dhimbje e 78 milionë njerëzve”

Kryeministri turk ka theksuar më tej: “Që të gjithë këto mysafirë i kemi vërejtur si një pjesë e familjes sonë, dhe dhimbja e këtyre mysafirëve që kanë vizituar Turqinë duke e dashur atë është dhimbje e 78 milionë njerëzve. Për këtë dua të shpreh edhe njëherë shërim të shpejtë për ato që janë plagosur dhe se për viktimat e terrorizmit ne do të tregojmë një kujdes për kujtimet e tyre. Gjithashtu pas kësaj të gjithë familjarët e tyre do të trajtohen sikur ato të ishin qytetarë të Turqisë, besoj se kjo do të jetë e vlefshme për të gjithë miqtë në Gjermani dhe familjet  e të plagosurve dhe të atyre që kanë humbur jetën”.

 -“Ne do të qëndrojmë krah për krah kundër terrorizmit”-

Davutoğlu iu ka bërë thirrje të gjitha segmenteve kundër terrorizmit dhe ka shtuar se “I bëj thirrje të gjitha partive politike, organizatave tona joqeveritare dhe të gjitha institucioneve që tregojnë përpjekje për një demokraci dhe paqe të qëndrueshme në Turqi. Si Qeveri e Republikës së Turqisë dhe Turqisë 78 milionë qytetarë unë do të doja të jetë i njohur edhe njëherë qëndrimi si ne do të jemi krah për krah. Si qeveri e Republikës së Turqisë dhe  78 milionë qytetarë të Turqisë unë do të dëshirojë që të bëhet e ditur edhe njëherë se ne do të jemi krah për krah kundër çdo lloj të terrorizmit si organizata terroriste PKK të cilët kërcënojnë  të drejtën dhe ligjin e Turqisë ashtu edhe kundër organizatës terroriste DAESH e cila kërcënon njerëzimin me masakrat barbare që ajo kryen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button