Japonia nuk e mbyll linjën e trenit pasi një vajze i duhet për të shkuar në shkollë

Një tren udhëton deri tek një stacion i largët dhe anasjelltas në veri të Japonisë vetëm për të sjellë një nxënëse në klasë çdo ditë.

Për vite me radhë vetëm një pasagjere pret rregullisht në stacionin e trenit Kyu-Shirataki në ishullin Hokkaido të Japonisë.

Sipas CCTV Neës, “Japan Railëays”, grupi që operon në rrjetin hekurudhor të vendit e ka mbajtur stacionin në funksion për një arsye të mirë, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se kostoja dhe shërbimi i transporteve ra në mënyrë drastike për shkak të vendodhjes së largët të stacionit, prindërit e fëmijëve të zonës i kërkuan kompanisë ta mbanin atë hapur për t’i çuar ata në shkollë.

Japan Railëays do vazhdojë të operojë deri në mars, kur mbaron viti fiskal dhe kur adoleshentja diplomohet, raporton Asahi Shimbun.

Historia e lidhjes së veçantë të vajzës me stacionin Kyu-Shirataki është një tregues se si hekurudhat në zhdukje të Japonisë do të mbahen mend për shërbimet e tyre edhe në vendet më të izoluara e të largëta në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button