Toure mund të përforcojë mesfushën e Interit

Në afatin kalimtar të verës, zikaltrit u përpoqën të sillnin në Milano mesfushorin e fuqishëm të Manchester Cityt Yaya Toure, por pa nuk pati rezultat pozitiv.

Interi është sërish gati të presë momentin e duhur për t’u hedhur në sulm për mesfushorin e Bregut të Fildishtë. Duket e pamundur që lojtari të lërë Anglinë në afatin kalimtar të janarit, por mbas gjashtë muajsh situata mund të ndryshojë.

Çdo skenar mund të ndryshojë në rast të ardhjes hipotetike në Manchester të Pep Guardiolës, që në kohët e Barcelonës nuk e kishte për zemër mesfushorin afrikan.

Toure është në përfundim kontrate në 2017 dhe në muajt e kaluar është provuar disa herë nga Mancini, për t’i besuar çelësat e mesfushës zikaltër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button