Gruevski-Biden: Të implementohet Marrëveshja e Përzhinos dhe të sigurohen zgjedhje kredibile

Kryeministri Gruevski, mbrëmë vonë sipas kohës europiane ka takuar nwndëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, njofton TV21.

Zëvendëspresidenti Biden dhe Kryeministri Gruevski janë pajtuar së është e rëndësishme të vazhdohet me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe të punohet në drejtim për të siguruar zgjedhje kredibile.

Biden ka theksuar se Shtetet të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin Maqedoninë në integrimin Euro-Atlantik.

Takimi i Kryeministrit Gruvski me zëvendëspresidentin Biden, ështeë realizuar me kërkesë të Qeverisë së RM-së.

Mësohet se menjëherë pas takimit, Gruevski do të kthehet në Maqedoni për të vazhduar takimet rreth situatë aktuale politike në vend, pasi që 15 janari është edhe afati kur duhet të zgjidhet Qeveria e re teknike, sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button