Johanes Han të premten definitivisht do ta vizitojë Shkupin

Eurokomisari për bisedimet për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, definitivisht do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë të premten (15 janar), informon korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, transmeton Portalb.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, sot për MIA e ka konfirmuar ardhjen e Han-it në Shkup për të premten. Ashtu siç ka njoftuar më parë, ai do të bisedojë me të gjithë palët nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, që t’i jepet fund krizës politike në vend.

“Komesari i Bashkimit Evropian, do ta vizitojë Shkupin më 15 janar”, deklaroi Kocijançiq.

Përndryshe, më parë Kocijançiq konfirmoi se vizita e eurokomisarit për negociata për zgjerim në Maqedoni është që të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes politike të qershorit/korrikut 2015, që sipas zëdhënëses së tij është “ekstremisht e rëndësishme për vendin”.

“Nuk ka ndryshim kur bëhet fjalë për qëllimin e komisarit Han për ta vizituar IRJ të Maqedonisë. Presim vizita të ndodh nga mesi i janarit. Pasi të gjitha detajet të konfirmohen, ne publikisht do ta publikojmë vizitën. Siç e dini, intenca është të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes politike të qershorit/korrikut vitin e kaluar, pasi që kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin”, theksoi Maja Kocijançiq.

Gjithashtu, anëtarët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, të cilët kanë ndërmjetësuar në përpjekjet për arritjen e Marrëveshjes në Përzhino, sot do ta vizitojnë Maqedoninë.

Eurodeputetët pritet të mbajnë takime të ndara me liderët e partive politike, nënshkrues të marrëveshjes. Vajgëll, Hovit dhe Kukan, gjithashtu, duhet të takohen edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva, si dhe me përfaqësues të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kjo treshe e Europarlamentit, konsiderohet se do të ketë detyrë t’i bind partitë që të përshpejtohet miratimi i obligimeve të tjera të marrëveshjes së Përzhinos dhe të prioriteteve urgjente reformuese të cilat i rekomandoi Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button