Reali gati plot 130 milionë euro për Pogban

Zinedine Zidane po përgatit goditjen e madhe për në verë. Trajneri francez ka gati një shifër të frikshme për yllin e Juventusit Pol Pogba.

“The Sun”, drejtuesit e klubit merengues kanë gati një ofertë prej 100 milionë paund (130 mln euro) për të bindur kampionët e Italisë të lejojnë largimin e Pogba, por edhe për të mposhtur konkurrencën e Manchester City-it dhe Barcelonës dy klubeve të tjera të mëdha që interesohen për shërbimet e djaloshit të artë.

Vështirë se bardhezinjtë do të refuzonin një ofertë prej plot 130 milionë euro, ndërkohë që “galaktikët” duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Guardiolës që e kërkon me do kusht te Manchester City.

Los Blancos kanë një aleat më shumë në garën për të firmosur me talentin francez dhe ai është trajneri i skuadrës Zinedine Zidane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button