Mbetet pezull aktiviteti i Komisionit Anketues për përgjimet

Ende mbetet e paqartë nëse Komisioni Anketuesi cili u formua në kuvend për aferën e përgjimeve do të mund të zbardh skandalin në të cilin janë të përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë. Megjithëse nesër pritet kuvendi të fillojë me punë, ende nuk është caktuar mbledhja e radhës e Komisionit hetimor madje nuk ka as njoftim se kur mund të pritet të zhvillohet seanca e radhës, njofton Alsat M.

Puna e komisionit ishte ndërprerë disa herë pasi dëshmitarët nga radhët e VMRO DPMNE-së refuzuan që argumentet e tyre ti shpalosnin përpara mediave, gjë që u kritikua ashpër nga opozita.

Deri më tani nuk janë zbardhur detaje nga grumbullimi i dëshmive ndërkohë që as grupet e punës të cilët duhej të vizitonin dhe inspektonin institucionet e përfshira në aferën e përgjimeve, nuk e kanë kryer obligimin e tyre. Komisioni hetimor pritet që këtë muaj të përfundojë punën dhe të hartojë një raport i cili duhet të votohet në kuvend. Por për shkak të shtyrjeve të shumta dhe mos paraqitjen e dëshmitarëve në datat e caktuara, mbetet e paqartë nëse Komisioni do të përmbyll obligimet në afatet e parashikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button