Televizionet mbajnë fuqishëm anën e Qeverisë

Në Maqedoni dominojnë televizionet me përmbajte propagandistike dhe populiste në favor të VMRO-DPNE-së dhe Qeverisë po edhe televizione me përmbajtje të lehta kritike dhe neutrale ndaj pushtetit. Ky është përfundimi i analizës së Institutit për studime të komunikimit i bërë në periudhën ndërmjet 18 dhe 23 nëntorit, ku janë përfshirë lajmet dhe emisionet e servisit publik dhe televizionet private Sitell, Kanal 5, Allfa, Tellma, Alsat M, 24 Vesti dhe TV 21, njofton REL, transmeton Portalb.

“Në pjesën më të madhe të lajmeve nacionale nuk është ajo që me të vërtet ndodhë sepse nuk kemi mendime të ndryshme dhe shpesh edhe ekspertët që ftohen në këto televizione përkrahin një mendim të njëjtë, e ky është më së shumti mendimi pro qeverisë VMRO-DPNE dhe BDI.
Kjo tregon nivel të ulët të profesionalizimit dhe një retorik anuese e cila është e fuqishme dhe mendoj se do të ritet me afrimin e zgjedhjeve në prill” thotë Zhaneta Trajkoska nga shkolla e lartë e gazetarisë.

Në rezultatet e analizës së pluralizmit politik të mediave është theksuar se në servisin publik gjatë muajt është vërejtur në shumë vështrime favorizimi i VRMO-DPNE-së për shkak se lajmet shpesh dukeshin si deklarata qeveritare ose partiake. Për dallim nga mediumet tjera pro-qeveritare në servisin publik sjellja demonike ndaj LSDM-së është më pak e theksuar. Në analizën e bërë theksohet se Sitell, Allfa dhe Kanall 5 udhëhiqen në favorizimin e partisë që qeverisë VMRO-DPNE-së dhe bëjnë demonizimin e opozitës. LSDM, thuhet në raport, aty është prezantuar si parti manipulatore e cila me falsifikime jo-ligjërisht dëshiron të vij në pushtet, ndërsa TVM 1 dhe TVM 2 fuqishëm i favorizojnë VMRO – DPMNE-në dhe BDI-në, por zgjedhin një strategji në të cilën mungon mprehtësia e demonizimit të opozitës që është karakteristikë e televizioneve komerciale pro qeveritare, transmeton Portalb.

“Në të vërtet kemi mediume të cilat kanë politik të uniformuar redaktuese, përkatësisht kemi disa televizione të cilat në mënyrë të njëjtë, nga kënde të njëjta, në kontekst të njëjtë i përpunojnë temat, veçanërisht ato që lidhen me punën e qeverisë dhe kanë një qasje populiste në pjesën e përkrahjen së politikave qeveritare, para së gjithash, të politikave të VMRO-DPMNE-së”, thotë Trajkoska.

Sipas analizave, në lajmet e TVM 1 gjithë 129 artikujt i referohen një burimi të vetëm. Vërehet se televizioni u kushton vëmendje më të madhe projekteve të reja të qeverisë, ndaj brenda një muaji u lexuan 192 artikuj, pas të cilëve vijnë bisedat për mediumet dhe Komisioni anketues për përgjimet me 16 artikuj dhe vetoja për borxhin vendor me katër artikuj.

“Instituti bëri analizën për mënyrën në të cilën raportojnë televizionet për qasjet e ndryshme politike duke e marë parasysh rëndësinë e pluralizmit politik gjatë periudhës parazgjedhore, veçanërisht në kontekstin e krizës politike, Marrëveshjes së Përzhinos dhe bisedave aktuale politike”, thotë Trajkoska.

“Ne çdo muaj do të dalim me raporte të këtilla me të cilat do t’i vlerësojmë lëshimet më të mëdha që lidhen me etikën dhe standardet profesionale. Të njëjtën do ta vazhdojmë gjatë kohës së kampanjës e cila do të nisë 20 ditë para zgjedhjeve. Në këtë raporte janë analizuar vetëm emisionet e emetuara prej 1 – 14 dhjetor. Objekt i analizës ishin të gjithë përmbajtjet me fjalime që nxisin diskriminimin ose fjalimet me urrejtje ndaj grupeve ose personave. Është vërejtur edhe gjuha e urrejtjes dhe gjuha eksplicite stigmatizuese dhe negative, por kjo kaloi pa u sanksionuar prej Trupit rregullator”, thuhet në raport.

Sipas analizës mund të vërehet një qëndrim neutral dhe i butë kritik në televizionet Tellma, Alsat M, 24 Vesti dhe TV 21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button