Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë në krahasim me ditët e kaluara do të jetë më i ngrohtë, të paktën temperaturat e mëngjesit do të “dalin” nga minusi. Kryesisht do të mbizotërojë mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, njofton Portalb.

Reshjet do të fillojnë në orët e hershme të mëngjesit, veçmas në pjesën veriore dhe atë perëndimore të Maqedonisë. Gjatë ditës pritet që reshjet ta vërshojnë edhe pjesën perëndimore, ndërkaq në vendet më të larta malore pritet që të ketë reshje të dëborës.

Temperaturat ne mbarë vendin do të sillen nga 2 deri më 5 gradë celsius paradite, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 11 gradë celsius, njofton Portalb.

Shkupi gjithashtu do të ketë mot me vranësira dhe me reshje të shiut. Në orët e hershme të mëngjesit do të ketë shi, ndërkaq gjatë ditës do të jetë me vranësira. Reshjet priten të rifillojnë gjatë mbrëmjes, Temperaturat do të sillen nga 2 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 7 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button