Gjirokastra kërkon shtatore për Kadarenë

Në përvjetorin e lindjes, Bashkia e Gjirokastrës e shpall 2016-n “Viti Kulturor Ismail Kadare”.

Bashkia e Gjirokastrës, nëpërmjet kryetares së saj zonjës, Zamira Rami, e ka shpallur vitin e ri 2016 si “Viti kulturor Ismalil Kadare”, në nderim dhe respekt të 80-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe, shkrimtarit të madh të lindur në qytetin e Gjirokastrës në 28 janar të vitit 1936.

“Qyteti i Gjirokastrës është jo vetëm vendlindja e shkrimtarit tonë të madh e të jashtëzakonshëm, por edhe objekti dhe subjekti i krijimtarisë dhe disa prej veprave të tij më të përkryera letrare, prandaj kemi detyrimin, privilegjin dhe nderin e madh të çelim siparin e nderimit të tij në këtë përvjetor, të promovojmë e organizojmë të gjitha eventet e duhura për t’i dhënë të gjithë vëmendjen, dashurinë e mirënjohjen e merituar këtij kolosi të letërsisë shqiptare e botërore”, u shpreh për gazetën “Shqip” kryebashkiakja Zamira Rami.

Vetë Kadare i ka dhënë gjithmonë një vend, një peshë dhe një vlerësim të veçantë mesazheve dhe nderimeve nga vendlindja, mandej në një intervistë të tij në vitin 2000 dhënë në mediat lokale të Gjirokastrës dhënë me rastin e dhënies së titullit “Nderi i Gjirokastrës” shkrimtari është shprehur:

“Ndihem i prekur dhe shumë i nderuar. Kjo vjen, sepse të gjitha nderimet që mund të ketë një shkrimtar, nderimet në vendin e vet, ose në vende të tjera, kanë diçka të mangët, në qoftë se mungon ai, nderimi fillestar, mungon vlerësimi i qytetit të lindjes, i vendit ku ai ka parë për herë të parë botën me sy…”

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/05/gjirokastra-kerkon-shtatore-per-kadarene/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button