Handanoviç vazhdon me Interin deri në vitin 2019

Portieri Samir Handanovic rinovon zyrtarisht deri në 30 Qershor të vitit 2019-të kontratën e tij me Interin. Ishte vetë klubi ziktaltër që bëri të ditur zgjatjen e marrëveshjes me portierin slloven.

”Në përgjithësi kjo në të cilën ndodhemi nuk është një periudhë e thjeshtë. Pastaj të luash në Empoli gjithcka bëhet akoma edhe më e vështirë. Ata aktualisht po bëjnë shumë mirë kjo për meritë edhe të trajnerit Giampaolo. Cfarë i mungon Interit për të fituar kampionatin? Në këtë moment është akoma shpejtë për të folur, sezoni është ende shumë i gjatë. Gabime rrugës do të ketë gjithmonë por ajo që duhet të bëjmë ne është t”i përmirësojmë sa më shumë ato”, tha Handanovic pas nënshkrimit të kontratës.

Nga kontrata e re 31-vjecari do të përfitojë 2,5 milionë Euro në sezon, afërsisht 800 mijë Euro më shumë sesa arkëtonte nga 2012-ta e deri më sot në një vit kalendarik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button