Prezantohet Zekoja te Flamurtari

Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri Zekirja Ramadani, i cili te skuadra vlonjate vjen nga radhët e FC Shkupi, të cilën nga Liga e Dytë e ngjiti në elitën e futbollit të Maqedonisë.

Gjithashtu, trajneri shkupjan në nëntor të vitit të kaluar mori edhe licencën “UEFA Pro”, ku tani do të ketë mundësi ti tregojë vlerat e tij në fushën e trajningut edhe nën drejtimin e skuadrës së Flamurtarit.

Flamurtari shpreson që sezonin e ri të rithejë sukseset, duke synuar që të ngjitet në pozitat që do ti sigurojnë daljen në Europë. Ramadani para 5 viteve ishte futbollist i skuadrës vlonjate, ashtu sikurse edhe më parë që ishte e ekipit shkupjan FC Shkupi.

Zekirja Ramdani para zyrave të KF Flamurtari
Zekirja Ramdani para zyrave të KF Flamurtari

“Është një privilegj të jesh trajner i Flamurtarit, pasi që dihet se është një ekip i madh. Ata janë në një kampionat që është në rritje, në një shtet që merr pjesë në Kampionatin Evropian, pastaj është një klub ku unë i kam mbrojtur ngjyrat e tij si futbollist, ndërsa ja tani më jepet rasti që edhe si trajner të prezantojë Flamurtarin. Është kënaqësi, është vërtet një ofertë që nuk mundë ti thuash jo. Normal që meritë e kësaj është FC Shkupi që ma dha mundësinë të afirmohem dhe të tregoj vlerat e mia, në krye me kryetarin Ejup Ademi që mbështetja e tij nuk ka munguar në asnjë moment. I falënderoj përzemërsisht tre kolegët e mi, që kemi arritur të bëjmë një punë të suksesshme, duke qenë gjithnjë afër meje dhe duke i përkrahur mendimet e mia. Pra pa marrë parasysh se çka ka ndodhur, ata kanë qenë besnik dhe mbështetës të mëdhenj për mua, dhe normal edhe drejtori sportiv Visar Ganiu, i cili ka qenë së bashku me ne në çdo stërvitje në çdo ndeshje duke na ndihmuar që Shkupi ta arrijë suksesin dhe objektivin pa ndonjë problem të madh. Këtu bëjnë pjesë edhe futbollistët, por mos ti harrojmë asnjë herë edhe “Shvercerat” që më kanë përkrahur që unë të jem një trajner i suksesshëm në vend dhe tani tua zbardh fytyrën të gjithë këtyre që i përmenda edhe në Shqipëri”, ka thënë tani më ish-trajneri i Shkupit dhe trajner i Flamurtarit Zekirja Ramadani. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button