Kiracovski: LSDM ka blerë faqen e internetit “Lamtumirë Nikolla”

“LSDM ka regjistruar faqen e internetit www.zbogumnikola.com ku numërohet ditët kur kryeministri Nikolla Gruevski duhet të jep dorëheqje”, informoi zv/ministri plotësues në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, Aleksandar Kiracovski, njofton Portalb.

Siç tha Kiracovski, nga LSDM kanë ngritur kërkesë deri te MARNET për regjistrimin e faqes së internetit me emrin “Lamtumirë Nikolla”. Pas tre orëve kanë marrë konfirmim se ky emër gjegjësisht domeni tanimë është blerë ndërsa në dy ditët në vijim do të regjistrohet nga MARNET.

“Ky institucion publik është i vetmi i autorizuar në shtet që të kryej regjistrimin e domeneve me shkurtesën “mk”. Dhe ky institucion publik ka mundësuar vjedhje. Tanimë emri apo domeni i blerë nga LSDM e kanë regjistruar diku tjetër. 24 jo të plota pasi LSDM e ka blerë domenin “zbogumnikola.mk”, i njëjti i është shitur personit me emrin Novakov, bujq individual nga lagja Reçan në Velees, i cili nga MARNET është regjistruar si shfrytëzues. Më pas, pronësia e emrit të faqes i është bartur Shoqatës për tregti dhe shërbime “Sole Prom” me seli në Shkup. Ky është keqpërdorim klasik nga institucionet nga pushteti i Nikolla Gruevskit. Ky rast hap çështjen se si punon MARNET dhe për interesat e kujt, të pushtetit apo qytetarëve? Edhe sa persona fizik do të dëmtohen në këtë mënyrë?” thotë Kiracovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button