Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa dhe me mjegulla

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në Stracin deri në 50 metra, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Nëpër rrugë ka mbetje të borës së qullët pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Gostivar ­ Mavrovë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan ­ Dellçevë, Vinicë ­ Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button