Nisin ngricat në verilindje të Shqipërisë, kaos nëpër rrugë (Foto)

Viti 2016 e ka gjetur Shqipërinën nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe nisjes së dëborës së parë për këtë vit. Në zonat e thella malore kanë nisur reshjet e para të dëborës, teksa temperaturat në të gjithë vendin janë drejt rënies.

Edhe kryeqyteti është pushtuar nga reshjet e shiut, të cilat kanë filluar që mbrëmjen e së shutëns. Edhe këtë të diel reshjet mesa duket nuk do të pushojnë. Sipas parashikimit të motit, pritet që në kryeqytet reshjet të vijojnë me intensitet për të gjithë javën.

Ndërkohë që, dëbora ka zbardhur disa zona të thella në Tropojë dhe malet e Gjallicës, Koretnikut, Kallabakut etj. Shërbimi meteorologjik bën të ditur se temperaturat gjatë ditëve në vijim do të jenë të ulëta dhe sasia e reshjeve të shiut e dëborës që do bien do të jenë të konsiderueshme.

208327_1

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në disa zona të qarkut juglindor konkretisht në Devoll dhe në fshatin turistik të Dardhës.

Në Dardhë trashësia e dëborës arrin 10 cm, në Kapshticë 5 cm

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar deri tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore nacionale ndonëse në disa prej tyre kompanitë kanë nisur punën për pastrimin e shtresës së borës e cila ka rënë në trase.

Policia Rrugore e Kukësit  i ka kërkuar drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes pasi si pasojë e ngricave dhe rreshjeve të dëborës në aksin rrugor Tuneli Kalimashit – Morin mund të kenë probleme, duke iu rekomanduar që të bëjnë kujdes e të ecin me shpejtësi të kufizuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

12469965_10206729077578192_1624390544_o

Gjithashtu, policia saktëson se, në akset rrugore Krumë –Qafë- Prush dhe Bajram Curri – Lekbibaj – Valbonë – Fierzë, ka rreshje dëbore dhe qarkullohet me zinxhirë, ku këshillohet që drejtuesit e mjeteve të levizin me shpejtësi  të kufizuar .

12482773_10206729077378187_1241966435_o

  Njoftimi i policisë

Situata është normale. Në aksin Kukes Krume ka reshje dëbore dhe trafiku është pak i vështirë. Punohet në tĕ gjitha akset për të mbajtur në funksion qarkullimin. Nuk ka asnjë problem ne qarkullim për momentin. I bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button