Haxhiu: Ambasadori i Amerikës po rreshtohet përkrah të korruptuarve

Albulena Haxhiu, deputete e VV-së, ka thënë se ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greig Delawie, është duke u rreshtuar përkrahë të korruptuarve dhe të shantazhuarve.

Këto komente, Haxhiu i ka bërë duke i reaguar deklaratave të Ambasadorit amerikan, i cili ka deklaruar përsëri se Asociacioni i Komunave Serbe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin e Haxhiut:

Ambasadori Greg Delawie sërish paska thënë se Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ani pse Gjykata Kushtetuese ka thënë se plotë 23 nene shkelen me marrëveshjen për “Zajednicën”. Thënë të drejtën nuk jam e sigurt nëse e kemi lexuar të njëjtin aktgjykim, përndryshe nuk ka se si shpjegohet këmbëngulësia e padrejtë e tij!

Ambasadori Delawie poashtu paska thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018.

Me siguri se i njëjti është në dijeni se kush i fiton zgjedhjet dhe sa përqindje marrin!!!

Është koha e fundit kur edhe ambasadoret t’i kuptojnë shqetësimet e qytetarëve të Republikës në lidhje me marrëveshjet e dëmshme. Rreshtimi përkrah të korruptuarve e të shantazhuarve (Mustafës dhe Thaçit) nuk i bën nder as Republikës as qytetarëve.

Qytetarët më 9 janar do ta vendosin përcaktimin e tyre! 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button