Tetova ende pa transport publik!

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sërish ka premtuar transportin urban, por pa dhënë detaje mbi këtë nevojë të banorëve të Tetovës e cila përkundër premtimeve të vazhdueshme asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje. Premtim i radhës i Arifit se komuna me forcat e veta do e zgjidh këtë problem, vjen pas injorimit të të kërkesës së saj drejtuar Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve, për furnizimin e komunës së Tetovës me tetë autobusë, njofton Alsat M.

“Qytetarët e komunës së Tetovës kanë pasur mundësinë që të binden se ne gjërat që i themi edhe i bëjmë. Kjo dëshmon më së miri me ndërmarrjen e parkingjeve e cila u themelua para një viti dhe për më pak se një vit në fakt u bë funksionale. Ne do gjejmë mënyra, nuk dëshiroj të prejudikoj se cilat do jenë mënyrat por do të punojmë në drejtim të bërjes së këtij qyteti qytet,” deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Banorët thonë se nevoja për transport publik është e madhe, por shprehen pektik nëse kjo edhe do të realizohet.

Ndryshe, hapi i vetëm që është ndërmarrë në këtë drejtim, është caktimi i stacioneve të autobusëve, por edhe ato janë të papërfunduara pasi ende nuk mbajnë asnjë shenjë të transportit publik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button