Likovë, Inaugurohet sistemi i ujësjellësit

Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi bashkërisht me kryetarin e Komunës së Likovës Sadulla Duraku, ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri, ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani solemnisht lëshuan në përdorim krahun 1 dhe krahun 3 të sistemit të ujësjellësit në Likovë.

Gjatësia e përgjithshme e kësaj pjese të sistemit të ujësjellësit është 14,54 km përmes së cilës me ujë furnizohen vendbanimet Likovë, Orizare. Sllupçan, Vaksincë dhe Llojan, ose popullata e përgjithshme prej 13.687 banorësh, përkatësisht 2.736 amvisëri.

Për këtë projekt, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi mjete financiare në vlerë prej 58.381.065 denarësh, projekti përfundoi për 13 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button