Më mungon 2

Si çdo ditë tjetër edhe sot, mendoja që është koha e duhur të ulem në stolin jo të rehatshëm, që gjatë gjithë kohës më çmendë e më shqetëson me tingujt që prodhon, sikur hapet një derë e vjetër e një shtëpie mali. Dhe të vazhdojë aty ku ngela dje, tek studimet.

Mirëpo përderisa ulem, vërej në tavolinë librin që dy herë e kam lexuar dhe që gjithmonë më ngjallë mbresa të thella duke u futur me imagjinatën time në rreshtat e dendur të librit, dhe them se ç’të keqe do të kishte sikur ta rilexoja përsëri.

Është libri “Ëndrra nga im atë” nga Barack Obama.

Mirëpo sot nuk do filloja leximin nga fillimi siç bëja zakonisht, por nga aty ku do të hapet libri.

Unë si i shqetësuar nga tingujt e stolit, po lexoja një shqetësim të personazhit, por që sot fare nuk i intereson për shqetësimet e të tjerëve. Pra, kështu quhet libri “ Ëndrra nga im atë”. E vështrova disa herë titullin si të doja të mësohesha me të.

Domethënë dikujt i mungon dikush, dhe jo diçka.

Për një moment harrova shqetësimet nga stoli, dhe fillova të shqetësohem nga titulli që lexoj. Gjithsesi, ajo që më bën të kemi një të kaluar të njëjtë që nga mosha rinore me libër shkruesin, është mungesa e dikujt, apo thënë më qartë ëndrrat për të atin.

Mirëpo ajo që më dallon prej personazhit kryesor dhe që më bëri kureshtar është padyshim kjo fjali që rastisa rastësisht: “ I telefonova sime më, për ti thënë se babai im kishte vdekur. Mirëpo unë nuk shkova në varrim, kështu që i shkrova një letër familjes së tij në Najrobi, ku i shprehja ngushëllimet e mia”.

Është mesazh shumë i qartë, nuk shihte arsye për të pretenduar që të ishte ndryshe. Ndoshta për nga mungesat e shumta që i bënte babai i tij në shtëpi? Apo edhe nuk kishte ndjenja për të, sikur për ndonjë person që përshëndet rrugës!

Mirëpo është shumë e çuditshme se si mund të ndjehesh në atë mënyrë për një person që të mbanë financiarisht, dhe që brengat për ardhmërinë tënde e kanë larguar larg shtëpisë, me të vetmin qëllim që ti të kesh një jetë më të mirë apo edhe demode? Sidoqoftë arsyeja për largësinë nuk është shkak për mosdashje, është e pakuptimtë që njeriun për ta dashur duhet patjetër të jetë afër teje. Nuk ka sens.

Muhamedin (paqja qoftë mbi të), mbi 1 miliard njerëz nuk e kanë parë, por të gjithë e duan më shumë se veten, askujt prej tyre nuk u solli para, por lumturi. Tani varet edhe tek ti, e sheh lumturin në para apo lumturia e sheh paranë tek ti?

Pastaj ç’lidhje ka prezenca kurr urrejtja mund të jetë në kulminacion, e ç’dobi ka largësia kur dashuria në zemër peshon e gufon.!

Është thjesht vetvetja, apo vallë është thjesht besimi?

Me sa duket kjo është një linjë e mosdashjes, në të cilën paraja luan rolin kryesor, gjithashtu edhe prishje e drejtpeshimit të dashurisë në të cilën ndarja është kryesorja.

Mirëpo se sa i rëndësishëm është ai, nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshllëku që lë.

Unë tani teksa kthej kokën pas, e shoh jetën time si një fushë beteje, mbushur me rrënojat e ëndrrave të shuara, dëshirat e thara të zemrës së flakur, shpresave të djegura, kujtimet e shtuara që djegin brendësinë me tmerrin e përjetuar shpirtërisht.

Është e vështirë, është stopuese, je në një kuadrat ku dera nuk ekziston, sheh vetëm lartë ku meditimi është shoku më i afërt, mendimet janë thjesht bonus ose shkak për çmenduri, e imagjinata të lodhshme…

Kujtimet e së djeshmes, që i shtohet asaj të së nesërmes, dhe që mbartet sot, është pengesa më e madhe. Gëzohu që nuk je ti i zgjedhur për ta provuar, fati ishte i imi.

Ishte një bukuri përrallore, ku të mirat i numëronim, e hallet asnjëherë. Mirëpo ndonjëherë je i verbër që mos ta shohësh bukurinë, dhe shumë i ngopur për mos ta shijuar.

Është mendimi ai që luante rolin kryesor, por lutja ishte mbretëresha e historisë:

Zoti më ka dhënë qetësinë,

Për të pranuar gjërat që nuk mund t’i  ndryshoj,

Kurajën për të ndryshuar gjërat që mund t’i ndryshoj,

Si dhe mençurinë që të kuptojë ndryshimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button