Shkatërrohet organizata shqiptaro-italiane e drogës, 13 persona në pranga (Video)

Një organizatë italo-shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar gjatë mëngjesit të sotëm nga policia italiane. Aksioni është zhvilluar në zonën e Raguzës, Itali dhe në pranga janë vënë 13 persona, shqiptarë dhe italianë.

Siç bëhet e ditur, aksioni është ende në vazhdim, me kontrolle të shumta dhe marrjen në pyetje të personave të tjerë të dyshuar.

Sipas policisë, të arrestuarit ishin të specializuar në shitjen e drogës ekstazy, që shpërndahej nëpër baret e zonës. Hetimi ndaj tyre kishte nisur pas plagosjes të një tuniziani disa muaj më parë.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button