fbpx

Gjithnjë të përbuzur

Si shumë herë te tjera, edhe kësaj radhe vullneti i qytetarëve shqiptar përsëri nuk u vlerësua, përsëri ndotja e ajrit në Tetovë është në një masë të frikshme dhe shumë shqetësuese. Dhe jo vetëm ky rast, për çdo ditë jemi koeshient të asaj që ndodhë në Maqedoni dhe më konkretisht ne udhëheqjen e shtetit.

Ne si shqiptarë ne strukturat shtetërore kemi shumë funksione, po i përmend vetëm disa më të rëndësishme si : Ministria e Ekologjisë e udhëhequr nga Ministër me emër dhe mbiemër shqiptar, fatkeqësisht është duke i shkatërruar jetët dhe shëndetin e njerëzve dhe për çudi, qytetet më të ndotura janë ato me popullsi shumicë shqiptare, një tjetër Ministri e udhëhequr nga shqiptarët siç është ajo e Ekonomisë, por për ironi në këtë vend të quajtur Maqedoni edhe pse në të gjitha sferat shqiptarë sjellin më shumë të ardhura në buxhet, ata përsëri si nacionalitet janë më të varfër në dallim me nacionalitetet tjera.

Ministri tjetër ku dëshirojmë më shumë të na ecë rruga mbarë dhe drejt, por për çudi gjithnjë apo shumë shpesh mbase është duke ndodhë që, edhe përkundër se e kemi Ministrin e Drejtësisë shqiptarë, kjo nuk do të thotë se edhe po të jemi fajtorë të na falët dhe të mos e marrim dënimi, por si është e mundur që të gjitha proceset më të rënda në Maqedoni janë pikërisht të nacionalitetit shqiptar dhe në të shumtën e rasteve edhe pse pa faj ata dënohen me dënime të rënda dhe madje edhe me burgim të përjetshëm.

Andaj do ju kisha lutur që këta funksionarë të shikojnë realitetin dhe të mos ëndërrojnë, si mundet pozita shqiptare ka një legjitimitet që askush nuk e ka pasur deri tash, edhe përkundër kësaj nuk është duke punuar gati se asgjë, dhe dalin e thonë pa pikë turpi ka 20 mijë, 60 mijë vende të lira pune, ky është kulmi i injorancës dhe besoj se kështu nuk do mund të arrihet asnjë sukses dhe profit, përveç asaj se duke filluar, nga deputetët, ministrat, funksionar te ndryshëm që pasurohen në emër të popullit, gjë tjetër nuk mund të arrijmë.

Prandaj mbase është shansi jonë i fundit që të keqën ta luftojmë me të njëjtën mënyrë, dhe idesë së drejtë ti japim përparësi dhe ta kultivojmë më shumë dijen se sa Universitetet boshe.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close