Ish shefi i DSK-së Verushevski, mbetet në paraburgim!

“Ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski, ende nuk është liruar nga paraburgimi, edhe pse dje shumica e mediumeve maqedonase njoftuan se është liruar”, reagojnë nga Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke shtuar se ende nuk është sjellë vendimi i lirimit të Verushevskit nga masa e paraburgimit dhe se për çdo hap Gjykata do të njoftojë zyrtarisht, njofton Portalb.

Rikujtojmë se gjatë ditës së djeshme, shumica e mediumeve maqedonase e publikuan lajmin se Verushevski është liruar, përveç kësaj, “Nova” ka shkruar se gjykatësi i cili e ka sjellë vendimin për lirimin e Verushevskit, Ognen Stavrev, është transferuar në pozitë më të ulët.

Lirimi nga masa e paraburgim të ish shefit të Policisë Verushevski e ka kërkuar Prokuroria Speciale. Verushevski akuzohet për përgjimit të paautorizuar, inçizim tonik dhe spiunim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button