Nënshkruhet marrëveshja mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ambasadës së Kinës

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Ven Xhenshun sot nënshkruan dy marrëveshje të reja për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, me të cilat do të sigurohen mjete të pakthyeshme për financimin e projekteve në interes të dy shteteve.

“Në bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, janë realizuar më shumë projekte në fushat e arsimit, trajnime/seminare në RP të Kinës në fushat e interesit për Republikës së Maqedonisë, si dhe sigurim i pajisjeve për mbrojtje dhe shpëtim. Si fund në serinë e projekteve të suksesshme të realizuara do të përmendet edhe ndërtimi i Sh.F. Rajko Zhinzifov në komunën Kisella Vodë. Dy marrëveshjet e reja për bashkëpunim janë shprehja e qartë e vullnetit të dy palëve për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në periudhën në vazhdim. Me mjetet e reja,tani më të siguruara nga vitet e kaluara, planifikohen të realizohen projekte për ndërtim të dy shkollave fillore në komunën e Gazi Babës dhe të Tetovës, dy çerdhe të reja për fëmijë në komunën e Çairit dhe të Kisella Vodë, ndërtim i objektit të Institutit Konfuçij në Shkup, si dhe rrjeteve të institucioneve dhe organizatave në fushat e arsimit. Aktivitetet për përgatitje dhe realizim të projekteve do të realizohen në koordinim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Zyrës për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar në Ambasadën e RP të Kinës në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button