Daçiq mbron kriminelin serb, ish-presidentin, Sllobodan Millosheviq

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiq ka thënë sot në Novi Sad se nëse nuk do të ishte partia e tij çështja e Vojvodinës do të ndërkombëtarizohej ashtu siç ndodhi me Kosovën, njofton Zëri.

“Krijimi i Serbisë unike në kohën e SPS-së është fitore historikë për popullin e Serbisë. Vojvodina është autonomia serbe, ajo është autonomi në Serbi dhe jo autonomi kundër Serbisë. Asnjë vend në botë nuk do të toleronte çarjen e territorit të vet”, ka thënë Daçiq gjatë fushatës parazgjedhore, raportojnë mediat serbe.

Ai gjatë fjalimit të tij në mënyrë indirekte ka mbrojtur edhe kriminelin serb, ish-Presidentin, Sllobodan Millosheviq.

“Dua të them edhe njëherë që do të përmirësohet gjithçka që është e keqe, por dua të nënvizoj që jemi mirënjohës për të gjitha të mirat që kanë ndodhur gjatë kohës kur Millosheviqi ishte kryetar partie”, ka thënë Daçiq, duke pretenduar se Millosheviqi ishte “kidnapuar” dhe ishte dërguar në Tribunalin e Hagës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button