Wiz Khalifa premton projekte të shumta për vitin e ardhshëm

Artisti amerikan Wiz Khalifa ka gëzuar fansat e tij duke premtuar një videoklip të ri në fillim të vitit të ardhshëm.

Këngëtari ka publikuar një video duke njoftuar se do të shpalosë projektin e ri “Project Khalifa” gjatë vitit të ardhshëm.

“Planifikoj të lëshoj një projekt me disa këngë të padëgjuara më parë dhe do ta quaj ‘Project Khalifa’ dhe kjo do të jetë në dispozicion gjatë janarit”, ka thënë ai në video.

Reperi po ashtu tregon se do të lansojë vazhdimin e albumit “Rolling Papers” gjatë vitit të ardhshëm.

Hiti i fundit i Khalifas dhe Charlie Puthit “See You Again” ka arritur më shumë se 1 miliard klikime në YouTube gjatë 2015-ës, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button